Categories Lajme

Shtëpi bari me 2 mijë bimë në mes të Valencias, arrestohen 3 shqiptarët, ja si u zbuluan

Një bandë shqiptare e trafikut të drogës  është çmontuar sot nga policia spanjolle, pas zbulimit të një shtëpie bari në Valencia.

Shqiptarët u kapën pasi kishin ngritur një  plantacion marijuane me pothuajse 2 mijë bimë brenda një magazine me vlerë deri në 40 mijë euro.  Droga u gjet krejt papritur kur një agjent i policisë spanjolle kishte hasur në erën e fortë të marijuanës në një magazinë në zonën industriale të qytetit.

Më pas ka mbërritur policia spanjolle ku gjeti plantacionin e drogës në magazinën modifikuar sikur shiste divanë, nën mbishkrimin ‘Divanë në masën tuaj’.

Agjentët kontrolluan vendin në prani të pronarit të saj ku u gjetën 3 shqiptarët që kalonin natën brenda dhe prej disa ditësh nuk kishin dalë prej saj.

Ato kishte 4 dhoma të mëdha ku mbante 1900 bimë marijuanë, përveç materialeve të ndryshme të nevojshme për kultivim: 247 llamba, 132 ventilatorë, 269 çakëll, 9 filtra ajri, 9 radiatorë termikë, 10 kohëmatës dhe 7 rezervuarë uji.  Të tre shqiptarët nga 24 deri në 50 vjeç  u arrestuan për krimet për ngritje të grupit kriminal dhe trafikut të drogës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Veliaj sot në SPAK, Kryemadhi për inceneratorët: Unë dhe LSI vendosëm standard në hetimin e korrupsionit qeveritar

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar, pasi Erion Veliaj është thirrur nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet flamuri kombëtar nga godina e Bashkisë së Tiranës

Flamuri kombëtar i Shqipërisë është hequr nga godina e Bashkisë së Tiranës. Siç shihet edhe…

LEXO ME SHUME