Categories Lajme

“Shtëpi bari” në Berat, vihet në pranga pronari i banesës dhe dy vëllezërit, e pësojnë dhe dy punonjësit e OSHEE

Dimal/Berat, Finalizohet operacioni policor i koduar “Pobrati”, nga Komisariati i Policisë Berat dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Operacioni, falë inteligjencës policore, kontrollit të territorit dhe ambienteve të ndryshme të dyshuara për kultivim të bimëve narkotike.

Zbulohet 1 ambient i përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e bimëve narkotike.

Sekuestrohen 80 bimë kanabisi, 315 kubik, 25 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura.

Vihen në pranga pronari i banesës ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe 2 vëllezër, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Njëri prej vëllezërve i shpallur në kërkim dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, vendosur nga Gjykata e Lushnjes, pasi në vitin 2021, është shpallur në kërkim nga DVP Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në një ambjent të mbyllur në zonën e Lushnjes.

Gjithashtu vihen në pranga, përgjegjësi dhe faturisti i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, si rezultat i kontrolleve intensive që kanë si prioritet evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, me anë të llambave, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Pobrati”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Pobrat, Dimal, në banesën e shtetasit B.R., u zbulua 1 ambient që furnizohesh me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishte përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë kontrolleve në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 85 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 315 fidanë bime narkotike, 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike.

Si rezultat i veprimeve operacionale në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit B.R., 21 vjeç (pronari i banesës), I.B., 29 vjeç, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Berat, pasi ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lushnjës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe vëllai i tij F.B., 25 vjeç, të dy banues në Fier.

Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi dhe i dy punonjësve të OSHEE-së, shtetasit R.M, 55 vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së dhe E.B., 32 vjeç, me detyrë faturist elektrik, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME