Pllaka si pasqyra, mure të gërryera, art bashkëkohor dhe mobilje moderniste italiane përbëjnë këtë hotel brenda një pallati të shekullit të 17’të në Romë, i cili më parë ishte shtëpia e familjes së pronarit, Gabriele Salini.
Gabriele Salini ka transformuar pronën historike, e cila ishte shtëpia e familjes së tij për qindra vjet, në një hotel Boutique të quajtur G-Rough.

Ai krijoi hotelin me pesë kate në zemër të Romës për të pasqyruar pasionin e tij për artin, historinë dhe dizajnin modernist.

