Categories Lajme

“Shtëpia është bërë me djersë, kemi ngrënë bukën thatë”, nënë Liza përlot me rrëfimin

Në emisionin “E ardhmja është vajzë” që transmetohet në Klan Plus nën drejtimin e Ermira Çaushollit ka qenë e ftuar nënë Liza, emri i së cilës është bërë i njohur pasi ia shkatërruan shtëpinë në zonën e “5 Majit”. Në studio, ajo ka treguar si e ka përjetuar këtë ngjarje aspak të lehtë.

Ermira Çausholli Tregojmë mes vajzash gjërat tona, por më beso unë në momentin që vendosa të të marr në program kisha njëfarë optimizmi, njëfarë besimi që nëpërmjet zërit tënd, veshët e duhur do të dëgjojnë kësaj here. Si mendon natën kur edhe fëmijët nuk të shohin dhe në atë qetësinë kur mendon diçka për nesër?

Nënë Liza: Mendoj nesër çfarë do të bëj? Si të ia bëj me fëmijët që më ka shkuar mundi i 30 vjetëve është shkatërruar. Mendoj se pa qenë në gjak ose ngatrresë, më është shkatërruar shtëpia. Mendoj çfarë do të flas nesër me gazetarët, çfarë do të them dhe si do t’i them. Jemi të revoltuar se me materialet që ka kjo shtëpi ishin bërë 3 pallate. Lekun që kam përdorur, fëmijët që kanë shkatërruar një jetë të tërë.

Ermira Çausholli: Sa kohë ke që jeton në këtë shtëpi nënë Liza?

Nënë Liza: 25 vjet. Kjo shtëpi nuk është bërë as me drogë, dhe me asnjë lloj gjëje tjetër që nuk duhet bërë. Të gjitha janë bërë me mund dhe me djersë. Ndoshta kemi ngrënë bukën thatë që të krijojmë një jetë më të mirë për fëmijët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME