Categories Lajme

Problemet me marrëveshjet e Ballkanit të Hapur/ Eksportuesit shqiptar i groposet malli në Beograd

Bllokohen prodhimet shqiptare në Serbi, pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të Ballkanit të Hapur që lehtësoi lëvizjen e lirë të mallrave duke hequr kontrollet e dyfishta. Mësohet se afërsisht 3 tonë e gjysmë speca të kuq nga Shqipëria do të groposen në Serbi, pas analizave që u përsëritën në Serbi për sasinë e pesticideve, ndërkohë që analizat ishin kryer më parë në Shqipëri.

Bllokimi Sipas “Top Channel”, afërsisht 3 tonë e gjysmë speca të kuq nga Shqipëria do të groposen në shtetin serb. Në datën 17 janar para se eksportuesi Rrapi Hazizi të niste kamionin me 10 lloje perimesh të ndryshme për në Serbi, ai i analizoi ato në një laborator të akredituar. Sipas kësaj fletanalize, speci i kuq është cilësor.

Në datën 19 janar institucioni serb që kontrollon ushqimin, vendos të rianalizojë kamionin që ishte i ngarkuar me perime dhe nga analizat doli që speci i kuq kishte ngarkesë të lartë pesticidesh.

Agronomët thonë se sa më shumë kohë të kalojë, aq më lehtë shpërbëhet lënda aktive e pesticidit, por çuditërisht analiza e dytë e bërë në serbi tregoi të kundërtën.

Edhe pse eksportuesi kërkoi rianalizim të produktit në një shtet tjetër të BE-së, kjo kërkesë u rrëzua nga shteti serb, për pasojë vendimi u mor që speci i kuq të groposej.

Rrapi Hazizi: Nuk na shqetësoi se përse shteti serb bën analiza, ai normalisht do të kërkon më të mirën për konsumatorin, por kur ne kërkojmë një analizë tjetër, rezultati nuk mund të dalë më i lartë se analiza e parë. Dhe e dyta ajo që na ka vrarë më shumë është se  kur ne kërkojmë analizim në një shtet tjetër si Italia ose Greqia, u çuditëm që komunikimi ynë u ndërpre.

A mendon se ky veprim ishte tendencioz?

Rrapi Hazizi: Jo, mendoj se ndoshta ka qenë gabim.

Sipas Open Balkan certifikata tona fitosanitare duhet të njihen edhe në Serbi, çfarë ndodhi nuk i besuan analizave që keni bërë në Shqipëri?

Rrapi Hazizi: Jo, ata nuk na besuan edhe pse ne analizat i kishim bërë në një laborator të akredituar.

Dëmi ekonomik që iu bë eksportuesit Rrapi Hazizi kap vlerën e 9 mijë eurove, ai thotë se pas kësaj ngjarje Ministria e Bujqësisë shqiptare ka kontaktuar me ministrinë e bujqësisë serbe, për t’i kërkuar korrëktësi në kontrollin ushqimor që i bëhet prodhimeve bujqësore shqiptare.

Në lidhje me problemet që hasen me eksportimin e mallrave drejt Sërbisë si dhe me “Open Balkan”, “Gazeta Shqiptare” kontaktopi sot me kryetarin e Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, Albert Nasto. Ai deklaroi se janë kategorikisht kundër “Open Balkan”.

“Ne si shoqatë e si grup interesi jemi kundër ‘Open Balkan’, pasi nuk jemi në lartësinë ekonomike për të konkurruar produktet serbe. Taksat dhe grantet që ka Serbia për biznesin favorizojnë kompanitë serbe për të nxjerrë produktin me kosto sa më të lirë. E kundërta ndodh në Shqipëri me qeverinë shqiptare, ku sipas raportove të organizatave ndërkombëtare, jemi vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë.

Në Shqipëri nuk ka grante për biznesin në përgjithësi dhe konkretisht atë eksportues. Nuk mundet që biznesi shqiptar të prodhojë dhe të eksportojë në Serbi produktet e prodhuara në vendin tonë, pasi kostoja del shumë e lartë. Kemi karburantin më të shtrenjtë në rajon dhe Europë, po ashtu edhe energjia elektria elektrike është më e shtrenjtë, kjo në bazë të fuqisë ekonomike.

Në Maqedoninë e Veriut, shteti për çdo kg mollë i paguan 100 lekë të vjetra fermerit. Në vendin tonë nuk ka suvencionim. As për një kg patate, një kg grurë, një kg domate etj.. Shqipëria nuk favorizon biznesin me grante, ndaj jemi kundër ‘Open Balkan’”, tha Nasto.

Lajmi bëhet me dije vetëm pak ditë pas apelit të ish-zëvendëskryeministrit Erion Braçe, adresuar kryeministrit dhe ministrave që t’u përgjigjen eksportuesve dhe shqetësimeve të tyre.

“Hapni telefonin! Hapni telefonat! Përgjigjuni eksportuesve. Janë me mijra bujq pas tyre, është puna e tyre, janë të ardhurat e tyre!”, shkruante Braçe në rrjetin social “Facebbok”.

Në përgjigjen e dhënë, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka ikur koha e subvencionimeve pa kriter dhe kur zgjidhjen për bujqit e jepte shteti. “Koha e bujqësisë së lëmoshës, bujqësisë së mbijetesës, e bujqësisë së subvencioneve pa kriter dhe pa karar ka perënduar, ashtu siç ka perënduar sipas tij edhe koha e bujqësisë vetmitare e atyre që mbeten thjesht në kufijtë e ngastrës së tyre”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME