Categories Lajme

Shtesa e popullsisë drejt zeros, po dalin më shumë të moshuar në pension se sa po lindin bebe

Në gjysmën e parë të këtij viti, dolën në pension më shumë se 18 mijë të moshuar, ndërsa lindën vetëm 10 mijë e 283 bebe.

 “Ky është një shqetësim i ngritur veçanërisht vitet e fundit. Kjo po vjen kryesisht si pasojë e emigracionit, që rrjedhimisht ka ulur lindjet e reja”, shprehet sociologia Arjana Muçaj.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë ndërkohë se personat nga 65 deri në 85 vjeç ka tejkaluar për herë të parë atë të fëmijëve deri në 14 vjeç, me rreth 11 mijë e 300 të moshuar më shumë.

“Ne parashikojmë se plakja e popullsisë do të vijë me ritme edhe më të shpejta duke na prekur në të gjithë dimensionin kombëtar”, thotë pastori Akil Pano.

Parashikimet pesimiste po konfirmohen edhe nga të dhënat e Institutit të Statistikave. Në harkun e muajve lindën 10 mijë e 283 bebe, ndërsa humbën jetën 10 mijë e 211 vetë. Shtesa natyrore e popullsisë ishte vetëm 72 lindje më shumë se vdekje.

“Dhe kjo do të thotë se të gjithë ne duhet të reflektojmë dhe të bëhemi të përgjegjshëm për të ardhmen e vendin tonë dhe kjo bëhet vetëm me masa konkrete”, shton Muçaj.

“Duhen mbështetur familjet e reja duke i mbështetur ato, pasi në të kundërt, të gjithë do të përballemi me pasoja afatgjata. Ne të komuniteteve fetare bëjmë tonën duke ushqyer shpresën, por qeveria nga ana tjetër duhet të ofrojë masa.”

Si pasojë e plakjes së popullsisë, vendi po vuan për fuqi punëtore si kurrë më parë, ndërsa skema e pensioneve çdo vit e më tepër, por gllabëron më shumë fonde nga buxheti i shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME