Categories Lajme

Shtetet e Bashkuara dërgojnë trupa e pajisje në Lindjen e Mesme

Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë trupa shtesë dhe pajisje kundërajrore në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Njoftimi pasoi sulmet e fundjavës së kaluar mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, për të cilët zyrtarët amerikanë thanë se janë kryer nga Irani, pretendime të cilat Teherani i ka mohuar.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se presidenti Donald Trump “ka miratuar vendosjen e forcave amerikane që do të jenë të natyrës mbrojtëse”.

Sekretari Esper tha se Shtetet e Bashkuara ju përgjigjen kërkesës së sauditëve dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për përmirësimin e mbrojtjes së tyre kundërajrore dhe kundër raketave.

Gjenerali Joseph Dunford, shef i shtatmadhorisë, tha se hollësitë rreth vendosjes së trupave amerikane do të diskutohen gjatë fundjavës dhe do të bëhen publike javën e ardhshme.

“Sekretari Mike Pompeo sapo u kthye këtë mëngjes, dhe sauditët kërkuan shtimin e mundësive mbrojtëse”, tha gjenerali Dunford. “Ne nuk kemi vendosur për ndonjë njësi të veçantë”, por ato që do të zgjidhen do të ndihmojnë në mbrojtjen kundërajrore të këtyre vendeve.

Të premten vonë, Kombet e Bashkuara thanë se kanë dërguar një ekip prej katër ekspertësh ndërkombëtar në Arabinë Saudite për të hetuar sulmet në rafineritë e naftës.

Më herët, presidenti Trump shpalli sanksione të reja kundër Bankës Kombëtare të Iranit, duke përshkallëzuar më tej trysninë ekonomike mbi Republikën Islamike, por duke u përmbajtur nga çdo veprim i drejtpërdrejtë ushtarak.

“Mendoj se sanksionet e bëjnë punën e tyre”, tha presidenti Trump gjatë një konference të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Australisë, Scott Morrison

Presidenti Trump shpalli sanksionet e rja derisa administrata e tij po peshon mundësitë rreth Iranit, përfshirë veprimet për të dobësuar më tej ekonominë e tij, vendosjen e më shumë trupave amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme dhe sulmet e mundshme ushtarake.

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, tha të enjten se se sulmet ushtarake amerikane apo të Arabisë Saudite ndaj vendit të tij do të çonin “në luftë të përgjithshme”.

Shtetet e Bashkuara më parë vendosën sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Iranit për shkak të programit të tij të pretenduar bërthamor. Por, Departamenti amerikan i Thesarit tha te premten se sanksionet e fundit u vendosën pasi që Banka Qendrore e Iranit është përfshirë në “terrorizëm” duke siguruar “miliarda dollarë” Rojat revolucionare islamike dhe Hezbollahun.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka theksuar shpesh se çfarëdo negociatash ndërmjet tij dhe presidentit Trump, mund të ndodhin vetëm pas heqjes së sanksioneve amerikane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME