Si një film i keq, të cilit tashmë ja keni parë përfundimin, historia rrezikon të përsëritet diku në një cep të rrezikshëm të Lindjes së Mesme. Kampet dhe qendrat e paraburgimit të drejtuara nga kurdët që përmbajnë dhjetërra luftëtarë të Shtetit Islamik (ISIS) dhe vartësit e tyre po ziejnë nga zemërimi. Këtë muaj të nxitur nga sulmet turke në Siri dhe të inkurajuar nga arratisja e lidërshipit të tyre, ata janë zotuar se do të shpërthejnë në hakmarrje si kundër sulmuesit të tyre edhe kundër Perëndimit, duke u rikrijuar ashtu sikurse bënë në 2013. Su lmet e Turqisë e kanë çuar këtë çështje në krizë, pasi sipas raporteve më shumë se 100 të burgosur të ISIS kanë shpëtuar. Faji kryesisht është i qeverive të Evropës. Që nga humbja ushtarake e ISIS, nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA në Bahhuz në Siri. Bota pati shtatë muaj kohë që të zgjidhte çështjen e xhihadistëve. Shumica prej tyre janë nga Siria dhe Iraku, por të dyja këto vende janë në shtete të ndryshme që janë përfshirë nga trazirat. Dënimi me vdekje dhënë për xhihadistët nga një gjykatë irakiane ka tensionuar gjendjen. Luftëtarët e ISIS janë pothuajse nga të gjitha vendet brenda dhe jashtë rajonit, nga Evropa, Afrika e Veriut, Egjipti, Arabia Saudite, Kaukazi dhe Azia Qendrore.
Raportet e fundit nga kampi më i madh “Al Hawl” në verilindje të Sirisë përshkruajnë një rritje të numrit të dënimeve vdekjeprurëse të kryera nga gratë xhihadiste. Fëmijët rriten pa ndonjë arsimim të duhur, duke iu shpërlarë trurin me ideologji ekstreme dhe të dhunshme. “Njerëzit në këto kampe janë shumë ekstremë“, tha Michael Stephens nga grupi i mendimeve në Londër “Royal United Services Institute”. “Nëse ata shpëtojnë ose lejohen të mbajnë fëmijë në këto kampe, problemi do të jetë edhe më i rëndë brenda 10 viteve“, vijoi më tej ai.
Uashingtoni dhe aleatët e tij kurdë i kanë bërë thirrje Evropës të marrë përsëri 4000 shtetas të cilët kaluan pa u vënë re përtej kufijve të Sirisë, kur ISIS ishte në kulmin e lulëzimit. Por Evropa nuk dëshiron që ata të kthehen. Agjensitë e saj të Inteligjencës paralajmërojnë se shumë prej atyre që mbijetuan në ditët e fundit të qëndrimit të ISIS do të mbeten radikalë shumë të rrezikshëm, të brutalizuar nga mizoritë që kanë kryer. Revista gjermane “Der Spiegel” shkruan se zyrtarët gjermanë besojnë se një e treta e shtetasve të saj që ndodhen aktualisht në kampe janë të aftë të kryejnë veprime të dhunshme, përfshirë edhe sulme terroriste. Kjo shpjegon hezitimin e qeverisë gjermane për t’i sjellë ata në shtëpi. Problemi është i dyfishtë. Qeveritë do të akuzoheshin më pas se po lejojnë kthimin e burrave dhe grave të rrezikshëm që paraqesin një rrezik të mundshëm për sigurinë kombëtare. Së dyti edhe sikur këta të ishin të dënuar, ata vetëm do të shtonin problemin në rritje të radikalizmit të dhunshëm që po ndodh në burgjet evropiane, ku një përqindje disproporcionale e popullsisë së burgjeve, veçanërisht në Francë janë komunitetet islame. Pra, rezultati neto është se Evropa nuk ka arritur të veprojë dhe problemi është lënë të agravojë. Ashtu sikurse xhihadistët e rrezikshëm, edhe mijëra gra dhe fëmijë të pafajshëm kanë mbetur në harresë në këto kampe./ BBC