Categories Lajme

Trafik emigrantësh/ Ndalohen 81 persona në Kumanovë, 19 prej tyre të mi.tur

Gjatë një aksioni policor në fshatin Vaksicë të Kumanovës, policia maqedonase ka ndalur 81 emigrantë, të cilët po mbaheshin në një objekt të braktisur, pronë e shtetasit me inicialet N.A, person me precedentë penal.

“Polica ka ndaluar 81 emigrantë, 19 prej të cilëve ishin të moshës së mitur. Personi që dyshohet për trafikim me qenie njerëzore është arrestuar, ndërsa migrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Tabanoc”, ka deklaruar Toni Angellovski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, raporton Rel.

Sipas policisë, migrantët kanë qenë të strehuar për një kohë të gjatë në këtë objekt ndërsa si destinacion të radhës besohet të kenë pasur kufirin me Serbinë, që ndodhet pranë fshatit ku janë kapur nga njësitet speciale të sigurimit. Gjatë vitit 2019, policia ka vepruar në 57 raste duke parandaluar rreth 18.500 kalime ilegale me Serbinë. Trafikantët janë kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut është duke hartuar një plan rezervë, që të ballafaqohet me një valë eventuale të migrantëve, kanë bërë të ditur nga qendra për menaxhimin me kriza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME