Categories Lajme

Kamioni i v dekjes pjesë e kolonës me tre kamionë, mbi 100 emigrantë të tra fikuar

‘Kamioni i v dekjes’ në të cilin u gjetën 39 migrantë të pa jetë, ishte pjesë e një kolonë prej tre kamionësh. Të afërmit e viktimave të dyshuara, thonë se më shumë se 100 migrantë ishin sjellë në Britani të Madhe me kamionë, por vetëm dy prej tyre, besohet se kanë mbërritur në destinacion, raporton Dailymail. Kamioni i tretë, i cili po transportonte emigrantët e v dekur, ishte vonua. Nuk dihet se ku shkuan dy kamionat e tjerë. Ky informacion vjen pasi dy viktima të tjera, Anna Bui Thi Nhung, 19 vjeç dhe Nguyen Dinh Tu, të dy nga Vietnami, janë regjistruar nga të afërmit si vi ktima të dyshuara.

Pham Thi Tra My, 26 vjeç, dhe Nguyen Dinh Luong, 20 vjeç, gjithashtu dyshohet se janë në mesin e të vdekurve, duke u bazuar në dërgimin e një seri mesazhesh shqetësuese drejtë nënës së saj, duke i thënë se ‘e donte atë’ dhe ishte ‘duke v dekur sepse nuk mund të merrte frymë’ .

Një nga viktimat e dyshuara, Nguyen Dinh Tu, para disa muajsh i kërkoi gruas së tij Hoang Thi Thuong, ta ndihmonte për të mbledhur 11,000 £ (14,000 dollarë) për të mbuluar shpenzimet e një udhëtimi të paligjshëm nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kam humbur kontaktin me të në 21 tetor,” tha Thuong me lot në sy. “Kam një borxh të madh për të paguar, nuk kam shpresë dhe nuk kam energji për të bërë asgjë”.

Babai i Tu tha që të afërmit në Mbretërinë e Bashkuar i kishin thënë që Tu ishte brenda kamionit dhe se kishin planifikuar ta merrnin.“Ata duhej ta mernin atë në pikën e lëshimit, por ata u thirrën dhe u thanë që Tu ishte në kamionin me 39 personat e vdekur,” tha babai i Tu, Nguyen Dinh Sat.

“Unë nuk kam dëgjuar asgjë nga djali im”.

Nëna dhe motra e Anna Bui Thi Nhung vendosën një altar me temjan dhe një foto të 19-vjeçarit të zhdukur, ku familja dhe miqtë mund të luten në shtëpinë e tyre në fshatin Do Thanh. Familja dëgjoi nga një mik që jetonte në SHBA, se ‘Nhung është një nga vi ktimat’, tha një nga të afërmit e Nhung, i cili ishte duke vizituar nënën e dëshpëruar të adoleshentit të humbur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME