Një rajon mahnitës italian po u ofron banorëve të rinj 25,000 € për të jetuar në fshatra, pasi të gjithë të rinjtë u larguan nga ky vend. Molise, e vendosur midis majave të kreshtës Apenine dhe bregdetit të Adriatikut, është e njohur për parqet e saj kombëtare.
Por, pavarësisht rrethinës së lavdishme, popullsia ka rënë me më shumë se 9,000 që nga viti 2014 dhe asnjë fëmijë i vetëm nuk lindi në nëntë qytetet e këtij rajoni vitin e kaluar. Presidenti Donato Toma njoftoi se çdo fshat me më pak se 2,000 banorë në territorin e tij do të ofrojë 700 € në muaj për tri vite rresht për të ardhurit që premtojnë se do të hapin një biznes.
“Ata mund të hapin çdo lloj aktiviteti: një dyqan buke, një restorant, çdo gjë. Kjo është një mënyrë për të lulëzuar qytetet tona duke rritur gjithashtu popullsinë”, tha Toma për The Guardian. Italia është vetëm një nga shumë vende evropiane që vuan nga plakja e popullsisë.