Categories Lajme

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Ekspertët po diskutojnë mbylljen dhe zgjatjen e pushimeve të shkollave

Komiteti teknik i eksperteve po diskuton se një mundësi për të frenuar përhapjen e koronavirusit në popullatë duhet që të aplikohen masa të tjera kufizuese.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se ndër propozimet e hedhura nga ekspertët janë, mbyllja më herët se ora 22 e mbrëmjes e të gjithë aktiviteteve, ndalimi i festimeve në grup për fundvit si dhe zgjatja e pushimeve dimërore për institucionet arsimore. Disa propozime janë që shkollat të mbyllen fundjavën e ardhshme për të rifilluar në 11 janar.

Megjithatë, çdo vendim që do të dalë nga komiteti do të bëhet publik në fillim të javës që vjen. Ndërkohë, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini thotë se situata nga epidemia vijon të jetë kritike edhe pse ka një qëndrueshmëri sa i përket rasteve të reja.

Tomini tregoi edhe arsyet e rritjes se rasteve në terapi intensive dhe humbjeve të jetës.

“Kjo periudhë e caktuar, qoftë nga rrjetet sociale dhe dhëniet e mesazheve të gabuara për mos t’ u kërkuar ndihma spitalore, bëri që shumë të rrinin në shtëpi edhe kur rekomandohesh shtrimi në spital”, thotë Tomini për A2.

Në lidhje me të shëruarit nga koronavirusi që zyrtarisht janë 23 mijë që nga fillimi i epidemisë, specialistja e ISHP tha se edhe kjo kategori duhet të respektojë masat mbrojtëse pavarësisht imunitetit të krijuar ndaj koronavirusit.

“Duhet të theksohet që një njeri që ka kaluar COVID-19 mbart mbrojtje kundrejt virusit pavarësisht që kjo nuk reflektohet në testin serologjik. Por sërish duhet të jemi të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse, për të minimizuar infeksionet e tjera por edhe një riekspozim i mundshëm”, tha specialistja e ISHP-së

Nga aplikimi i testeve të shpejta dhe shtrirja e tyre pas 20 dhjetorit, edhe në rrethe pritet identifikimi më herët i rasteve pozitive dhe izolimi i tyre. Ndërkohë,  deri tani në Institutin e Shëndetit Publik nuk ka raste të konfirmuar me gripin e stinës, fillimi i të cilët pritet ta rëndojë edhe më tepër situatën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME