Categories Lajme

Shtimi i vdekjeve në aksidentet rrugore, eksperti: Përgjegjëse që nga autoshkollat deri tek drejtuesit

Eksperti i aksidenteve rrugore Islam Qibini kërkon ndërgjegjësim të drejtuesve të mjeteve në mënyrë që të parandalohen aksidentet rrugore. Qibini thotë se janë shumë faktorë që mund të ndihmojnë në uljen e numrit të aksidenteve që nga autoshkollat, vetë shoferët por dhe masa të tjera. Aksidentet rrugore po marrin cdo ditë e më shumë jetë njerëzish. Aksidenti më i fundit ka lënë një gjurmë të dhimbshme, me 4 persona të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë. Situata po bën që ekspertët të shqetësohen për sigurinë rrugore dhe përparësinë e përgjegjshmërisë së shoferëve.

‘’Në rastin konkret kemi një planimetri të rrugëve e cila është një dishesë, për shkak të planimetrisë dhe kushteve atmosferike kemi nëj drejtues mjeti që nuk përshtat shpejtësinë. Ka qenë mbi normat e lejuara të shpejtësisë’’, tha Qibini.

Për ekspertin rrugor Islam Qibini duhet të shihet me rëndësi cdo element nga mënyra sesi merret një patentë e deri tek përgjegjshmëria e shoferit për të kryer të gjitha kontrrollet e nevojshme teknike të mjetit drejtues. ‘’Nisur nga aksidentet e fundit kemi shpesh herë humbjen e kontrollit të drejtuesve të mjeteve. Kjo varet edhe nga njohuria e tyre”, tha Qibini.

Në këtë kontekst, Qibini ka ngritur zërin për një qasje të përgjegjshme ndaj çdo aspekti të shoferëve dhe mjeteve të tyre. ‘’Varet nga shumë faktorë. Në radhë të parë, autoshkollat duhet të përgatisin krusantët të cilët të kenë aftësitë e duhura që një drejtues mjeti të drejtojë automjetin në përshtatje me situatën që ndodh në rrugë’’, tha Qibini. Ai insiston që shoferët duhet të marrin seriozisht çdo fazë të procesit, nga marrja e patentës deri te kontrolli i përgjegjshmërisë për gjendjen teknike të mjetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME