Categories Lajme

Shtohen divorcet nga pandemia, psikologia zbulon shkaqet: Marrëdhënia jashtëmartesore dhe bixhozi

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në shumë aspekte të jetës, pëveç shtimit të vdekjeve duket se është ulur numri i martesave dhe divorcet janë shtuar. E ftuar në ABC e Mëngjesit, psikologia Redina Sulstarova u shpreh se këtë vit divorcet kanë qenë më të shumta krahasuar me vitet e kaluara. Sipas saj, shkak janë bërë detajet që janë bërë më të dukshme nga izolimi, apo marrëdhëniet jashtëmartesore dhe bixhozi.

“Problemet kanë ekzistuar. Nuk është se ndodhi karantina dhe u prish marrëdhënia. Mbyllja bëri që të vihen re detajet dhe bënë që te gratë që të merren vendime lidhur me divorcet.

Janë shtuar në krahasim me vitet e kaluara. Shkaqet kryesore të paktën muajit e fundit, vënia në djeni e një marrëdhënie jashtëmartesore e bashkëshortit dhe bashkëshortes apo bixhozi pasi jemi në periudhë pandemie dhe ekonomia ka qenë më e rënduar.

Pavarësisht se si merret vendimi i divorcit ajo që unë shoh është se prindërit e kanë shumë të veshtirë të shohin gjendjen psikologjike të fëmijës. Ai kthehet në një lloj trofeu se kush do e marri. Ndodh që mes prindërve prishet bashkëjetesa menjëherë dhe askush nuk pyet për gjendjen e fëmijës, por e gjitha tek ai ndikon”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME