Categories Lajme

Shtohen tradhëtitë, Detektivi: Njëri ngjitej me vinç, ja pse

Shqipëria është vend që ka tashmë edhe dedektivë privatë. Dhe janë jo pak, por plot 50 të tillë të licensuar. Vetëm një institut që drejton Ndue Pjetra ka plot 13 të tillë. Ai thotë se zbulohen shumë raste, kryesisht në familje dhe se një shërbim zbulues, apo të një dedektivi kushton 30 euro ora. Mbizotërojnë tradhëtitë bashkëshortore. “Janë shtuar shumë rastet e dhunës në familje. Burri ndaj gruas, por edhe raste të shumta gratë ndaj burrave. Janë rritur me 70%, fatkeqësisht. Dhe më e keqja nuk ka ardhur akoma.

Gjendja është si gështenjat, gati të plasin, me divorce, pasi të lirohet situata. Shërbimi ynë kushton 30 euro ora”, tregon ai për Top Channel. Tradhtitë bashëshortore janë shtuar, tregon ai. “Veçoj rastin e një zotërie. Ngjitej me vinç deri në katin e katërt tek e dashura, në mes të natës. Na kontaktoi bashkëshortja, ta ruanim dhe t’i provonim tradhëtinë. Vinçi ishte vendosur më përpara.

Nga videot duket që lëkundet dhe përplaset te ballkoni. Një sakrificë të tillë nuk e kemi parë as në filma” – tregon për Top Channel Ndue Pjetri, duke e konsideruar këtë si rastin e rrallë të atyre që janë hetuar, apo investiguar deri tani.

Skenat e filmave me dedektivë privatë që hyjnë në të fshehtat e jetës suaj apo të armiqve janë tashmë realitet edhe në Shqipëri. Janë shumë çështje që ndiqen nga dedektivët, por që kanë shkaktuar edhe një rrëmujë në sistemin e Drejtësisë. Sepse, në disa raste më shumë prova krimi e antikrimi kanë sjellë dedektivët, sesa strukturat që e kanë për detyrim ligjor një gjë të tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

Mëngjesin e kësaj të marte, 9 dhjetor 2025, në Greqi janë arrestuar gjashtë persona, katër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elis Halili jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. Halili mbajti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin e krimit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lalar, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Lalar, në afërsi…

LEXO ME SHUME