Categories Lajme

Kompania e eventeve fiton tenderin e bashkisë Tiranë

Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, i shtohet listës së institucioneve shtetërore që zhvillojnë tendera skandalozë nën petkun e masave mbrojtëse kundër pandemisë. Bashkia e Tiranës ka zhvilluar së fundmi një tender pa garë, me siglën “me negociim, pa shpallje paraprake”, për “Blerje pajisje mbrojtëse për stafin e Bashkisë Tiranë në kuadër të masave mbrojtëse ndaj infeksionit të shkaktuar”. Procedura, me fond limit 144 milionë lekë (të vjetra) pa TVSH, rreth 140 mijë euro bashkë me TVSH, është hapur në datë 29 Prill dhe është mbyllur vetëm një ditë më pas, në 30 Prill. Në përfundim, Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues të tenderit pa garë kompaninë “Mare Services”, me seli në Vorë, Tiranë.

Fituesi, kompani eventesh
“Boldnews.al” kreu verifikime mbi dokumentat zyrtare, lidhur me kompaninë fituese të këtij tenderi pa garë. Shoqëria “Mare Services” është krijuar në Prill 2016 dhe ka si obejkt të aktivitetit të saj “Organizim eventesh, import – eksport, promocion, rikonstruksion, ndërtim kënde lojrash, aktivitete promocionale, research, organizime të ndryshme konferenca…”. Pra, për 4 vjet, kompani rezulton që të ketë pasur angazhim, ose të paktën është regjistruar, me objekt në fushën e spektaklit dhe promocionit.

Për 4 vjet rresht, “Mare Services”, referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) nuk ka pasur asnjë lidhje me prodhime tekstile apo me pajisje që mund të shërbejnë për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve. Por, në Prill të vitit 2020, kompania “Mare Services” bën një lëvizje në aktivitetin e saj tregtar. Ajo shton një linjë prodhimi tekstilesh dhe, menjëherë fiton tenderin pa garë të Bashkisë së Tiranës. Tender, një javë pas linjës së tekstilit Në 22 Prill 2020, vetëm një javë para se Bashkia e Tiranës të zhvillonte tenderin pa garë, “me negociim, pa shpallje paraprake”, kompania “Mare Services” regjistron në QKR një ndryshim në objektin e veprimtarisë së saj.

Aktivitetit kryesor, pra organizimit të eventeve, “Mare Service” i shton edhe sipërmarrjen në linjë prodhimi tekstilesh. Modifikimi i veprimtarisë konfirmohet në një dokument, të nënshkruar nga pronari i kompanisë, Ermal Bushi.Me një vendim të ortakut të vetëm të datës 1 Prill 2020, shoqëria “Mare Services” vendosi shtimin e aktivitetit të saj me “Linjë prodhimi materiale tekstile mjekësore. Import – eksport të materialeve tekstile mjekësore”. Pandemia Covid-19 duket se ka hapur punë në sektorin e prodhimeve tekstile mjekësore dhe ndaj, “Mare Services”, duket se ka vendosur që të investojë në këtë drejtim.

Dhe, vetëm pak ditë pasi regjistron linjën e prodhimit të tekstile, vjen menjëherë fitorja e parë e një tenderi publik pa garë-ai që zhvilloi Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj. Është e paqartë se përse Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur si fituese një kompani me vetëm 1 javë jetë në fushën e prodhimit të tekstileve, kur vetë si autoritet publik, ka parashikuar kushte të tjera për pjesëmarrësit. Në dokumentat e tenderit, në rubrikën “kapaciteti teknik”, Bashkia e Tiranës kërkon që ofertuesit, pra kompanitë private, të kenë “furnizime të ngjashme me objektin e prokurimit, të kryera/ realizuar gjatë tri viteve te fundit….”. Referuar të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, kompania e përzgjedhur si fituese, minimalisht, nuk plotëson kriterin e kohës së ushtrimit të aktivitetit.Por, përtej të gjitha pikëpyetjeve, Erion Veliaj dhe institucioni i tij, kanë vendosur që tenderin afërsisht 140 mijë euro t’ia japin shoqërisë “Mare Services”./Boldnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pengmarrja e biznesmenit në Tiranë, lihen në burg 3 autorët! Avokati: Sula u kishte 60 mijë euro borxh, e morën për t’u sqaruar

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” dy vëllezërit Jurgen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosën një person pas sherrit, kapen në arrati 2 të dyshuarit!

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gjin Ndojit, GJKKO miraton kërkesën e avokatëve të Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrovic për provat!

Në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe shtetasve Behar Bajroviç e Edmon Preka, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama pritet në Romë nga kryeministrja Meloni!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare në Romë me homologen Giorgia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nesër protesta e PD-së, policia njofton masat e sigurisë: Ja cilat rrugë do të bllokohen

Policia e Shtetit ka njoftuar masat e sigurisë në lidhje me protestën e ditës së…

LEXO ME SHUME