Categories Lajme

Shtrati ku u dergj e pajet me muaj Anisa Josifi, pamjet në Tiranë (Video)

Dera e banesës së familjes Josifi qëndron e mbyllur. Por brenda kanë mbetur ende gjurmët e tragjedisë qe u konsumua pas këtyre mureve. Fqinjët e pallateve përballë arrijnë t’i dallojnë me sy të lirë pas dritareve pa perde, dhomën dhe shtratin ku nëna dhe motra mbajtën në mënyrë makabre të pavarrosur vajzën tjetër.

Ky është shtrati, në dhomën e ferrit, ku Anisa Josifi, u dergj e pajetë për muaj me radhë. E ëma e saj , Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe këtë ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes së pretenduar.

Policia e Shtetit dhe prokuroria po hetojnë personat që direkt apo indirekt e shtynë Zhanetën të izolohet në këtë dhomë me një të vdekur deri në vetëflijim. Hetimet po përpiqen të zbardhin shtysën që pati kjo nënë të shkonte drejt vdekjes me akte përtej çdo imagjinate. Deri tani ajo çfarë dihet vjen nga dëshmitë e Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar, por në gjendje të rënduar psikologjike. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se po hetohet se cili ka qenë sekti apo organizata fetare, ku bënin pjesë tre pjesëtarët e familjes Josifi.

Hetuesit gjithashtu po analizojnë blloqet dhe librat të cilat policia i gjeti në banesën e tyre mbrëmjen e së enjtes. Shënimet kanë përmbajtje fetare ku flitet për vetëflijimin dhe rikthimin në jetë, por mister mbetet ende përcaktimi se cilës fe apo besimi i referohen. Hetimi kompleks, përfshin edhe analizimin e aparatëve celularë dhe kompjuterave të cilët ato kanë pasur në përdorim, megjithatë, burimet bëjnë me dije se vështirësia qëndron në faktin, që prej rreth dy vitesh, familja Josifi e kishte ndërprerë pjesëmarrjen në këto aktivitete fetare, duke refuzuar madje edhe të dilte nga shtëpia.
Dëshmitë që mund të hedhin dritë mbi misteret e ngjarjes makabër që u zbulua të enjten në mbrëmje, në zonën e Kombinatit në Tiranë, janë edhe ato të të afërmve.

Një ditë më parë në Top Channel, kunati i Zhaneta Josifit foli për një kishë në Përmet që i kishte rekrutuar prej vitesh anëtarët e familjes, ndaj pritet që hetimet të zgjerohen edhe më tej. Ndërkaq, Blerta, e cila i mbijetoi mosushqyerjes, po trajtohen në spitalin psikiatrik për shkak të deklaratave të çuditshme që u ka dhënë mjekëve, por ajo është personi kyç që do të hedh më shumë dritë, në atë çka ato besonin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME