Zv.kryeministri Erion Braçe u shpreh sot se të dielën besimtarët e krishterë/ortodoksë të Mazhajt, Zhelizhanit etj., do shkojnë në kishë me asfalt. Braçe publikoi foto nga shtrimi i rrugës së Kishës së Mazhajt në Lushnjë.
“Sepse nuk ishin “punë për zgjedhje”. Rruga e Kishës së Mazhajt në Lushnjë”, u shpreh Braçe. “U thamë për Pashkë, jo për zgjedhje, për Pashkë po bëhet!”, theksoi Braçe. “Të dielën besimtarët e krishterë/ortodoksë të Mazhaj, Zhelizhan etj., do shkojnë në kishë me asfalt, kurrë më me baltë! Gëzuar Pashkën!”, u shpreh Braçe.