Categories Lajme

Shtyhet gjyqi i Shullazit “me shokë”, avokatët do përgatiten për përballjen me Luftar Reçin

Gjyqi për Emiljano Shullazin dhe të akuzuarit e tjerë për vrasjen e Vajdin Lames, Artan Arsit dhje Klodian Saliut, është shtyrë dhe do të zhvillohet në një moment tjetër. Seanca e sotme ëhstë vendosur të zhvillohej me dyer të mbyllura, por duket se edhe sot ka përfunduar pa rezultat.

Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj dhe Viktor Imeraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë pjesë në vrasjen e Lames, Arsit dhe Klodian Saliut. Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 2005.

Avokatët e të pandehurve kanë kërkuar kohë që t’u jepet kohë për të përgatitur pyetjet dhe për t’u ballafaquar me Luftar Reçin, i penduari i drejtësisë dhe personi që ka pranuar para SPAK të rrëfejë detajet e tre vrasjeve.

“S’ka asnjë arsye të zhvillohet proces i mbyllur. S’ka të dhëna sekrete, pasi dëshmia e Reçit është e rremë”, është shprehur avokati i Plarent Dervishaj.

I kundërt ka qenë argumenti i avokates së Shullazit, e cila është shprehur pro vendimit të Gjykatës së Posaçme. “Procesi me dyer të mbyllura. Mjaft me publicitet”, tha përfaqësuesja ligjore e Emiljano Shullazit.

Vetë i penduari i SPAK nuk ka pranuar të përballet drejtpërdrejt me Emiljano Shullazin, edhe pse ky i fundit dhe të akuzuarit e tjerë janë shprehur se rrëfimet e tij janë të pavërteta. “Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve”, ka thënë Reçi.

Përmes një letre nga burgu, “pentito” i ka kërkuar gjykatës të dëshmonte me “Skype”, sepse pretendon se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, veç rrezikut që mund t’i kanoset gjatë dërgimit nga qelia në gjykatë dhe anasjelltas në kthim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME