Categories Lajme

Shtyhet seanca për gjyqin “Avdylaj”

Është shtyrë seanca për dosjen e grupit “Avdylaj” pjesë e dosjes 339, ku bëhet fjalë për laboratorin  e drogës që u kap në Has.

Janë 25 të pandehur që janë dërguar për gjykim nga SPAK për trafik narkotikësh, tani i takon gjykatës nëse prokuroria i ka përfunduar hetimet dhe dosja është gati për gjykim apo do ti rikthehet prokurorisë.

Gazetarja e Ora News, Keti Banushi raporton se kjo është një nga kanalizimet e dosjes 339 ku janë dërguar 5 grupe në gjykatë, ndërkohë që kanë mbetur pa u dërguar grupi për shit-blerja  votash për të cilat nuk kanë përfunduar hetimet.

Seanca e sotme nuk u zhvillua për shkak të numrit të madh të avokatëve mbrojtës, pasi 2 nuk janë paraqitur në seancë ndërsa të tjerët kanë kërkuar që të njihen me aktet pasi nuk janë vënë në dispozicion nga prokuroria. Është lënë data 13 për të përcaktuar nëse dosja është gati apo do ti rikthehet prokurorisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME