Categories Lajme

Shtynin skandencën e ushqimeve me dy vjet, ndalohen dy jordanezët në Tiranë

Arrestohen dy shtetas nga policia e Tiranës.  Ata janë Y. R., 57 vjeç dhe A. R., 28 vjeç, lindur në Jordani dhe banues në Tiranë. Këta shtetas kishin hapur në një magazinë të marrë me qira, një subjekt me anë të të cilit tregtonin në sasi të mëdha produkte të ndryshme konsumi, të cilat kishin tejkaluar afatin e skadencës.

Ja njoftimi i plotë i policisë: Tiranë Finalizohet pas një hetimi disajavor, operacioni policor i koduar “Skadenca”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe H etimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disajavor, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Skadenca” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit e huaj:

  1. R., 57 vjeç dhe A. R., 28 vjeç, lindur në Jordani dhe banues në Tiranë.

Këta shtetas kishin hapur në një magazinë të marrë me qira, një subjekt me anë të të cilit tregtonin në sasi të mëdha produkte të ndryshme konsumi, të cilat kishin tejkaluar afatin e skadencës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi iu fshinin datat e skadencave produkteve të skaduara, duke përdorur lëndë kimike, iu vendosnin atyre data të reja skadence, për të shtyrë afatin e përdorimit deri në dy vjet.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një vulë që përdorej për falsifikimin e datave të skadencës, 3 shishe me l ëndë k imike të cilat përdoreshin për fshirjen e datave të prodhimit dhe skadencës, si dhe produkte të ndryshme të skaduara dhe me datë prodhimi të falsifikuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrim me produktet ushqimore” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe i formularëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME