Categories Bota

Shuhen zjarret në Australi

Rikthehet shiu në Australi. Më shumë se 30 vatra zjarri janë shuar plotësisht në Viktoria dhe në Uellsin e Ri Jugor. Kjo ka sjellë gëzim tek njërëzit, pasi që nga Shtatori i vitit të kaluar, Australia është përfshirë nga zjarre masive.

Sipas Qendrës së Meteorologjisë në Australi gjatë gjithë fundjavës pritet që të ketë stuhi të shumta në disa rajone. Autoritetet janë vënë në gatishmëri pasi stuhitë mund të sjellin gjithashtu edhe përmbytje për shkak të fryrjes së lumenjve. Po ashtu shiu ndihmoi në pastrimin e tymit të krijuar si pasojë e zjarreve që mbuloi shumë qytete, i cili kishte shkaktuar mbylljen e aeroporteve dhe shkollave.

Nga zjarret më shumë se 12 persona humbën jetën, 500 milionë kafshë u dogjën si dhe mbi 2000 shtëpi u shkrumbuan plotësisht. Pjesa më e madhe e njerëzve iu drejtua vendeve bregdetare për shkak se zjarret shkaktuan një apokalips ku më të dëmtuarat ishin Uellsi i Ri Jugor dhe Viktoria.

Mbi 1500 trupa zjarrfikëse dhe disa avionë e helikopterë u angazhuar për shuarjen e flakëve si dhe në evakuimin e njerëzve. Shkencëtarët e lidhin këtë situatë me ngrohjen globale, pasi vitin që lamë pas Australia u përball me thatësirën më të madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME