Categories Lajme

Shuhet familja amerikane/ zjarrfikësi kupton se ishin të afërmit e tij, 10 të vdekur mes tyre dhe fëmijë

Një zjarr ka rënë në një shtëpi në zonën e Nescopect të Pensilvanisë, SHBA, ku humbën jetën 7 të rritur dhe 3 fëmijë, duke shuar një familje të tërë. Një prej zjarrfikësve që ka shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin, ka mbetur i shtangur kur ka kuptuar se shtëpia i përkiste familjes së tij.

Zjarrfikësi Harold Baker tha për gazetën ‘The Citizens Voice’ se viktimat përfshinin djalin e tij, vajzën e tij, vjehrrin, kunatin dhe kunatën, tre nipërit dhe mbesat e tij të moshës 5, 6 dhe 7 vjeç, së bashku me dy të afërm të tjerë, raporton protothema.gr.

Zjarri shpërtheu rreth orës 2:30 të mëngjesit me orën lokale dhe u përhap me shpejtësi. Fqinjët raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë përpara se të shihnin flakët të dilnin nga shtëpia, e cila ishte bërë epiqendra e zjarrit.

Sipas dëshmitarëve, një i ri u dëgjua duke bërtitur jashtë shtëpisë: Janë të gjithë të vdekur. Zjarrfikësi Baker tha se gjithsej 14 persona jetonin në shtëpi. Kur ka nisur zjarri, njëri prej anëtarëve të familjes nuk është ndodhur në shtëpi për shkak të punës, ndërsa tre të tjerë kanë arritur të largohen në kohë. Ndërkohë që gjithashtu nuk dihet edhe shkaku i zjarrit, por ky detaj do të zbulohet nga hetimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME