Categories Lajme

Shuhet familja Cara në Rubik, fqinjët të trònditur

Familja Cara nga Rubiku i Mirditës hap për herë të tretë brenda javës dyert e mortit. Covid i ka marrë jetën tre pjesëtarëve të familjes Cara. Fillimisht ndërroi jetën në banesë kryefamiljari Hamit Cara 75 vjeç dhe më pas djali Albani 49 vjeç në spitalin e Rrëshenit, i cili vuante dhe nga epilepsia.

Një javë më pas ditën e premte nëna e shtëpisë 73 vjeçarja Dushe Cara mbylli sytë në spitalin Shefqet Ndroqi. Fqinjët e tyre janë të tronditur pasi më herët në këtë pallat ka humbur jetën nga Covid dhe një tjetër banor.

“Jemi të tronditur. U bënë 4 vetë në pallat para dy javësh vdiq dhe një tjetër. Djali ju vuante dhe nga sëmundja e tokës, si sot një javë vdiq nga Covid”, shprehet një nga fqinjët për ABC. Dyshohet se tre pjesëtarët e familjes Cara mund të jenë infektuar nga vëllai i Dushes pasi ai ka qenë më herët i infektuar me Covid dhe ka humbur dhe jetën rreth një muaj më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME