Categories Showbiz

Shuhet në moshën 28-vjeçare këngëtari i njohur italian

Është ndarë nga jeta Michele Merlo, i njohur me emrin e artit si Mike Bird, ish-konkurrent i Amici dhe X Factor në Itali. Ai ndodhej i shtruar në repartin e kujdesit intensiv të Spitalit Maggiore në Bolonja, ku nuk ia doli të mbijetonte.

Mbrëmjen midis të enjtes dhe të premtes, ai u godit nga një hemorragji cerebrale e shkaktuar nga një leuçemi e rëndë dhe iu nënshtrua një operacioni delikat.

Para shtrimit në urgjencë këngëtari u dërgua në shtëpi nga spitali, ku sipas familjarëve, simptomat që ai po paraqiste për disa ditë ishin interpretuar si një formë e parëndësishme virale.

Ndërkohë babai i 28-vjeçarit, Domenico u shpreh: “Ai shkoi në dhomën e urgjencës në Vergato në autonomi të plotë. Po ankohej për simptomat që një mjek i aftë duhet t’i kishte vënë re. Kishte një migrenë të rëndë për ditë me radhë, dhimbje qafe dhe pllaka në fyt, një shenjë tipike e leuçemisë.

Nëse do ta kishin vizituar, do ta kishin parë që ai kishte hematoma. Ne nuk kemi një raport mjekësor. Ai luante sport, nuk pinte al k ool, kurrë nuk përdorte d rogë, i pëlqente jeta e mirë, të hante mirë, gjërat e mira“.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME