Categories Lajme

Shuhet në moshën 88 vjeç, Regis Philbin, ikona e televizionit amerikan me origjinë arbëreshe

Regis Philbin ishte një nga figurat më të njohura të televizionit amerikan. Ai mban rekordin botëror Guinnes për më shumë orë në ekranin televiziv se çdokush tjetër. Më së shumti njerëzit e mbajnë mend për emisionin e tij “Live with Regis and Kelly” që transmetohej nga New York-u çdo ditë nga 1988 deri në 2011, kur Regis doli në pension.

Ai ka sjellë për herë të parë në televizionin amerikan programe të njohura zbavitëse si “Kush do të bëhet milioner”, “Amerika ka talent” etj. Lista e emisioneve të tij televizive është shumë e gjatë. Regis ka qenë edhe aktor, këngëtar etj. I lindur në Bronx, ai e kishte nënën arbëreshe, me origjinë nga Greci, një komunë e njohur arbëreshësh, pranë Avelinos në Itali. Regis ishte krenar për prejardhjen e tij shqiptare dhe e ka shprehur disa herë në televizion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME