Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare kineasti i njohur, Kristaq Dhamo

Kineasti i njohur Kristaq Dhamo është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Regjisori, i cili ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite në parë “Tanën”,  u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e konfirmon regjisori Joni Shanaj, i cili shkruan se vdiq pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo.

Dhamo mbaroi studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari. Filloi të punojë në Film Studio-“Shqipëria e Re”, ku u realizua filmi “Tana” më 1958. Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale.

Në 1979 i është dhënë titulli “Artist merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bledi Çuçi e Damian Gjiknuri takim me sipërmarrës të turizmit në Vlorë

Bledi Çuçi e Damian Gjiknuri zhvilluan një takim me disa përfaqësues të bizneseve të turizmit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në një lokal veror në Vlorë, digjen çadra dhe shezlonge

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një lokal veror buzë plazhit në Vlorë, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Lehtësia në përdorim dhe varësia nga plastika e bën largimin e saj tejet kompleks. Ajo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje nga plagosja në Tiranë: Sherri nisi për paratë me fajde, si ndodhi përplasja brenda restorantit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në kryeqytet mbrëmjen e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po prodhonte armë biologjike në papafingo, kapet 16 vjeçari

Një ngjarje shqetësuese ka tronditur qytetin e vogël Zeithain, në landin e Saksonisë në Gjermani,…

LEXO ME SHUME