Categories Lajme

Shuhet në rrethana të dyshimta në spital një vajzë 9-vjeçare në spitalin e Prishtinës, nisin hetimet

Një vajzë 9-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Prishtinës. Ndërkaq, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për vdekjen e dyshimtë të një vajzë 9-vjeçare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Prishtinë, 16 shkurt 2022 –  Rreth orës 19:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në një nga klinikat e QKUK –së në Prishtinë. Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë  në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 9 vjeç, femër, shtetase Kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën”, thekson zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci shton se hetimet vijojnë me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me gjithë dyshimet e ngritura, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME