Categories Covid-19

Shuhet nga koronavirusi zbuluesi i “tulipanit shqiptar”, biolog i njohur dhe zyrtar i lartë në Kukës (Emri)

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër zytari të lartë në vend. Mësohet se ka ndërruar jetë drejtori i Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Kukës, Besnik Hallaçi.

Me profesion biolog, Hallaçi ka një veprimtari të shquar në ruajtjen e natyrës jo vetëm në qarkun e Kukësit. Ai njihet edhe si zbuluesi i “tulipanit shqiptar”, një lloj i rrallë tulipani që gjendet vetëm në zonat malore të qarkut verior.

Njoftimi: Pusho i qetë miku ynë, Besnik! Fillimi i këtij viti na solli një dhimbje dhe trishtim shumë të madh me humbjen e mikut dhe kolegut tonë Besnik Hallaçi, Drejtor i AdZM Kukës!

Covid-19 vijon të marrë jetë, mbrëmë na mori profesorin e nderuar, drejtuesin shembull e frymëzues për stafin e tij, por edhe të gjithë ne që punuam me të, miku e kolegu i paharrueshëm, do të mbahesh mend gjithmonë si zbuluesi i tulipanit shqiptar, avokati e lobuesi i përhershëm i të gjitha çështjeve mjedisore, fotografi i përkushtuar i bukurive natyrore të bjeshkëve të Kukësit!

Para disa vitesh, kur më shumë se besim kishte skepticizëm, një grup njerëzish vullnetplotë, profesorë, akademikë, studiues, inxhinierë pyjesh, etj., vendosën të krijonin institucionin që do të merrej në mënyrë të veçantë me zonat e mbrojtura, një ndër ta ishte edhe Besniku, ky grup nga sot e tutje, nuk do të jetë më njësoj! Pushofsh në page miku ynë, na ke lënë kaq shumë vepra për të kujtuar gjithmonë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME