Categories Lajme

“Shuhet” pylli i Semanit, masivi i pishave i shkrumbuar nga zjarri

Pylli i Semanit, një pikë e rëndësishme turistike në qytetin e Fierit është shkrumbuar nga flakët. Gjatë muajve të verës është raportuar vazhdimisht për vatra zjarri në këtë zonë, të cilat janë aktivizuar dhe shuar herë pas here. Siç shihet dhe në këto pamje trishtuese, zjarri ka shkrumbuar të gjithë pemët dhe pishat përgjatë rrugës që shkon në bregdetin e zonës. Edhe pse mbrojtja e tyre nga zjarri dhe dëmtimet nga dora e njeriut janë detyrim qytetar, përsëri nuk dihet se kush është shkaktar i këtyre dëmeve të mëdha të natyrës.

Zjarret nuk janë i vetmi kërcënim për pyllin e Semanit. Aty shihen edhe mbetje kryesisht të plastikës të cilat gjenden në sipërfaqen e tij. Një vit më parë në këtë pyll u shkrumbuan rreth gjashtë hektarë pisha dhe u rrezikuan shumë të tjera, të gjitha pa autorë ndërsa ajo që shihet është një masakër e vërtetë natyrore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME