Categories Lajme

Shuma monetare në euro, dollarë dhe lekë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi ekzekutimin e vendimit të marrë në korrik të 2020-ës, për konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri. Në dokumentin e siguruar nga “Panorama”, urdhërohet vënia në ekzekutim e vendimit të datës 15/07/2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u vendos konfiskimi i pasurive:

Konfiskimin e shumës monetare me vlerë 144 810 euro; të shumës monetare 1000 dollarë, si dhe shumën monetare me 9 335 935 lekë në zotërim të Shkëlqim Mirit. Ndërkaq, urdhërohet pezullimi i pasojave të ekzekutimit të zbatimit të masës së sekuestrimit dhe konfiskimit për vlerën 30 mijë euro. Pezullimi përfundon menjëherë sapo të bien masat e sekuestrimit apo konfiskimit të vendosura në kuadër të procedimit penal që lidhet me vendimin penal nr.129 datë 27.11.2018, të ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Po ashtu urdhërohet vënia në ekzekutim e vendimit të datës 15/07/2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur revokimi i masës së sekuestrimit për vlerën monetare prej 269.065 lekë dhe kthimin e kësaj shume shtetasit Shkëlqim Miri. Në vendim thuhet se ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave Tiranë, për ekzekutimin e këtij vendimi.

Në kërkesën e saj organi i akuzës argumentonte se ish-gjyqtari Miri është dënuar për korrupsion, e kësisoj ai është subjekt i Ligjit nr.10192 datë 2 dhjetor 2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe se mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi gjyqtarin Shkëlqim Miri me 2 vite e 6 muaj burg, pasi u akuzua se liroi nga burgu të dënuarin për vrasje të dyfishtë Genjtan Doda, kundrejt një ryshfeti 20 mijë euro. Në shtëpinë e Shkëlqim Mirit u gjetën gjatë kontrollit edhe mbi 30 milionë lekë të thata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME