Categories Showbiz

‘Shumica e vajzave, thjesht ngrohin karrigen’, e eliminuara nga ‘Love Story’ flet për takimet e Saimirit

Klea, një nga vajzat e eliminuara të ‘Love Story’, ka komentuar takimet e javës, teksa ka dhënë opinionet e saj edhe për debatet mes vajzave. Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Klea është shprehur se vajzat thanë disa fjalë që nuk duheshin thënë. “M’u bë shumë qejfi që më në fund ndodhën pak debate dhe polemika. Vajzat tashmë nuk duhet të tregojnë vetëm atë anën e mirë të tyre, por duhte të tregojnë edhe atë anën e errët. Suela, Arjana dhe Enxhëlli janë afruar shumë me njëra-tjetrën dhe duket sikur i kanë harruar kamerat dhe po flasin për gjërat që ndodhën.

Ato folën atë që kishin menduar, disa fjalë pak më tepër, disa fjalë që nuk duheshin. Mendimet ishin të drejtpërdrejta, sepse ishin vajzat të parat që ishin sulur për to, por nuk i mbështes deri në fund, sepse jo çdo fjalë ishte e drejtë”,- ka thënë Klea. Më tej, ajo foli edhe për takimet e Saimirit me Enxhëlin dhe Silvanën, duke e cilësuar këtë të fundit si një takim ku Saimiri ishte me laps e me letër. “Takimi me Enxhëllin më pëlqeu shumë. Mendova sikur ajo do ikte vërtet dhe kisha rrëqethje mishi. Në momentin që Saimiri i dhuroi një buqetë me lule, është një bravo për të.

Sa i përket Silvanës, m’u duk sikur Saimiri ishte me laps e me letër dhe sikur e dinte se çfarë do ndodhte. Ia rrëmbeu puthjen, edhe pse nuk donte Silvana që t’ia jepte. Albana bëri mirë që iku, sepse s’kishte çfarë të sillte më në program dhe bëri atë që kishte thënë. Saimiri vazhdon po i njëjti, bazohet tek karakteri, nuk dëshiron këto debatet. Pikas ato vajzat që janë më të heshtura”, ka deklaruar Klea. Ndërkohë, për vajzat e reja, Klea tha se i duken pozitive në pamje të pare: “Nuk mund të flas dot nga karakteri, por nga paraqitja duken vajza të ëmbla, pozitive, me këmbë në tokë dhe jo si shumica e vajzave këtu që thjesht ngrohin karrigen”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME