Categories Lajme

Si do jenë temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente përgjatë gjithë ditës në të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.

Sipas MeteoAlb, më të dukshme reshjet do të jenë në zonat veriore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë momente të shkurtra me reshje të pakta.Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë Kosovën, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Por në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime, të cilat do të gjenerojnë rreshje të pakta shiu kryesisht në zonat perëndimore.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV në pjesën më të madhe të tij do të mbizotërohet nga moti i  qëndrueshëm. Paraditja në MV do të sjelli alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtoj vranësirat në vend duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu pjesërisht në zonat perëndimore.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Jugore në një pjesë të mirë të saj do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe herë pas here priten edhe rrebeshe.

Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm paraqitet Skandinavia dhe Lindja e kontinentit, ku do të kenë vranësira të dendura dhe reshje të konsiderueshme dëbore. Ndërsa pjesërisht Evropa qendrore dhe ajo Jugperëndimore do të dominohen nga kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME