Categories Lajme

Si do të bëhet turizëm në Greqi: Masat ndaj Shqipërisë

Qeveria greke ka publikuar së fundmi të gjithë masat që do të merren për forcimin e strukturave shëndetësore nëpër ishuj dhe hapjen e Greqisë për turistët. Ministri i Shëndetësisë Vasilis Kikilias dhe Ministri i Turizmit Haris Theocharis, në prani të Zëdhënësit të Qeverisë Stelios Petsas, prezantuan ndryshimin e planit në lidhje me hapjen e mbërritjeve ajrore, tokësore dhe detare, si dhe masat e kontrollit paraprak, nga 15 qershori e tutje, shkruan “Tema”. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit është publikuar plani i ri si vijon:

“Për mbërritjet e fluturimeve ndërkombëtare nga 15 deri 30 qershor do të respektohen udhëzimet e BE për ndalimet e non-essential travel nga vendet jashtë BE-së.

Aeroporti ndërkombëtar ELEFTHERIOS VENIZELOS në Athinë

•Hiqet ndalimi i fluturimeve nga Italia, Spanja dhe Holanda;

•Lejohen fluturime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vetëm për essential travel;

•Vijon ndalimi për Britaninë e Madhe dhe Turqinë

Aeroporti i SELANIKUT

•Lejohen të gjitha fluturimet;

•Vijon ndalimi i ndalimit të fluturimeve nga Italia, Spanja, Holanda, Britania e Madhe, Turqia,
Shqipëria, Maqedonia e Veriut. 

MBËRRITJET DETARE PËR PERIUDHËN 15/6-30/6

•Ndalohet lundrimi i anijeve nga jashtë në portet greke;

•Lejohet vetëm për varkat rekreative me ekuipazhin.

MBËRRITJET TOKËSORE 15/6-30/6

Kufij tokësorë të mbyllur nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (përveç udhëtimeve
absolutisht të domosdoshme të punës); Hapur me Bullgarinë.

MBËRRITJET nga 1 KORRIKU FLUTURIMET NDËRKOMBËTARE

•Mbërritje në të gjitha aeroportet në vend;

•Koordinim me propozimin e BE për listën e vendeve të treta me të cilat do të vazhdojnë kufizimet.

MBËRRITJET nga 1 KORRIKU MBËRRITJE TOKËSORE

•Heqja e kufizimeve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut;

•Rishqyrtim deri në 30/6 për Turqinë.

MBËRRITJET DETARE NGA 1 KORRIKU

•Lejohet lundrimi i anijeve nga jashtë për në portet greke.

MASAT E KONTROLLIT PARANDALUES MBËRRITJET 15/6-30/6 ATHINË & SELANIK

•Nga aeroportet jashtë listës së EASA:

•Teste me marrjen e mostrave;

•Rekomandim për vetë-izolim në hotelin e qëndrimit të udhëtarëve deri në publikimin e rezultatit të

testit;

•14 DITË KARANTINË në rast të një rezultati POSITIV/hotel karantine

Nga Italia, Spanja, Holanda dhe aeroportet brenda listës së EASA:

• Test për të gjithë;

• Vetë-izolim 1 ditor në një hotel me zgjedhje të udhëtarit (Athinë ose Selanik) deri në publikimin e rezultatit të testit;

• 14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine (vlen edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut) 

MBËRRITJET NGA 1 KORRIKU

Për të gjitha vendet e origjinës

•Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë do të plotësojnë gjatë mbërritjes (ose para nisjes së udhëtimit) një formular elektronik specifik PLF (Passenger load factor) me detajet e kontaktit të tyre në Greqi

•Teste me marrjen e mostrave;

•14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine

HOTELE KARANTINE

•Hotele karantine në kryeqytetet e qarqeve dhe në të gjitha ishujt”. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME