SHBU njoftoi se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim. Ditën e hënë reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e pasdites me intensitet të ulët.Ditën e martë reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet deri mesatar. Në orët e mesditës në jug dhe në qendër reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme me intesnitet të ulët, ndërsa në veri do të mbeten me intensitet deri mesatar.
Ditën e mërkurë dhe të enjte reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri dhe në qendër, ndërsa në jug reshjet mbeten me intensitet deri mesatar. Reshjet e borës do të rikthehen përsëri në zonat malore në lartësinë mbi 1300 metra me intensitet të ulët. Ditën e premte priten përmirësime të kushteve meteorologjike, ku orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë kryesisht ditën e mërkurë dhe të enjte nga lindja-verilindja 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 20m/s. Në fushën termike vlen të theksohet dita e enjte dhe e premte ku pritet një rënie e temperaturave. Gjatë javës do të kemi parashikime më të specifikuara.