Categories Lajme

Si do të jetë moti sot 17 Shkurt 2023

Prej ditësh pellgu i Mesdheut është rikthyer në dominimin e presionit të lartë që shtrihet nga brigjet veriore të Afrikës deri në Evropën verilindore duke sjellë pranverë të parakohshme në territorin e Shqipërisë.

E Premte, data 17 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare shtresore në pjesën e parë të ditës, pasdite vranësirat do të pakësohen duke ia lenë vendin kthjellimeve.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore     -1/11°C
Zona e ulët         2/17°C
Zona bregdetare 8/16°C

Kosova, e Premte data 17 Shkurt 2023

Moti do të jetë me kthjellime ,dhe mjegull të dendura në mëngjes dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1 C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 10°C – 13°C.

E Shtunë, data 18 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare shtresore dhe prani të mjegullës përgjatë bregdetit dhe zonave luginore. Kthjellime do të ketë më tepër verilindja dhe juglindja. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit.

Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes dhe rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore     1/13°C
Zona e ulët         3/16°C
Zona bregdetare 9/15°C

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E braktisur nga qeveria/ Rrënohet ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir…

LEXO ME SHUME