Categories Kuriozitete

Si e vlerësoi KGB’ja famëkeqe agjentin Vladimir Putin

Në arkivin qendror shtetëror të dokumenteve historike-politike në Shën Petersburg publikuan profilin e personalitetit të Vladimir Putinit të ri, të përpiluar nga shërbimi sekret sovjetik KGB, transmeton Gazeta Metro. Në arkivin qendror shtetëror të dokumenteve historike-politike në Shën Petersburg publikuan profilin e personalitetit të Vladimir Putinit të ri, të përpiluar nga shërbimi sekret sovjetik KGB, shkruan 78.ru Në tekst thuhet se presidentit i ardhshëm i Rusisë gjendej në listat e KGB’së që nga 1975’ta.

“Gjatë punës në institucionet e sigurisë shtetërore Putin V.V. është treguar si i përkushtuar, i disiplinuar dhe punëtor i ndërgjegjshëm. Ka autoritet tek kolegët.”, përshkruhen karakteristikat.

Në dokument theksohet se Putin është mjeshtër i sporteve të BRSS’së, në xhudo. Vladimir Putni ishte angazhuar nga KGB’ja me përfundimin e fakultetit juridik në Universitetin e Leningrad me 1975. Putin ishte me detyrë në Gjermaninë Lindore gjatë periudhës 1985-1990 në shërbimin e kundërzbulimit. Ai dha dorëheqje më 1991 nga shërbimi i sigurimit. Dihet se Putin ishte dëshpëruar nga reagimi, apo mungesa e reagimit, gjatë rënies së murit të Berlinit më 1989 dhe më pastaj shembjes së bashkimit sovjetik. Ai kishte telefonuar në qendrën e KGB’së në ‘Lubjanka’ nga Dresden për udhëzime dhe nuk kishte gjetur askënd.

Ai para se të bëhej president i padiskutueshëm e autokrat i Rusisë, ai kishte udhëhequr edhe institucionin pasardhës të KGB’së, i njohur për mosbesimin ndaj teknologjisë ku mbledhjet i mbante në bodrumet e rrënuara, larg pajisjeve teknike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME