Categories Lajme

Si erdhi drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë me vete themeluesi i kriptomonedhës turke

Detaje të reja kanë dalë në skenë nga arratisja e Faruk Fatih Ozer, themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX në Turqi, i cili  ndaloi operacionet më 19 prill, duke u vjedhur kështu investitorëve 2 miliard dollarë. Është pohuar se Faruk Fatih Özer, themeluesi i kripto-shkëmbimit të parave Thodex, shkoi jashtë vendit nga Aeroporti i Stambollit me rreth 2 miliardë dollarë (pasuri kripto) duke mbyllur sistemet e internetit për 24 vitet e fundit.

Pas ankesave penale të shumë njerëzve, Kryeprokurori Publik Anadoll i Stambollit nisi një hetim. Ndërkohë, u mësua që Faruk Fatih Özer, themeluesi i Thodex, mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, të Martën, 20 Prill në orën 19.50. Fotoja e Faruk Fatih Özer u zbulua ndërsa ai po largohej nga Aeroporti i Stambollit. Sipas lajmeve, u deklarua se afërsisht 391 mijë investitorë ranë pre e mashtrimit. Thuhet se Ozer më pas ka shkuar në Tajlandë, por ende nuk dihet vend ndodhja e tij e saktë.

Ai gjithashtu mbylli edhe llogarinë e tij në Twitter, duke e bërë të pamundur që të gjendet vendndodhja e tij. Hetuesit turk kanë marrë në kontroll të gjithë kompjuterët dhe të dhënat nga kompania për të lokalizuar atë, por deri tani ato kanë qenë të pasuksesshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME