Categories Covid-19, Lajme

“Si i mbijetova Covid”/ Kameramani 65 vjeçar tregon: Optimizmi më shpëtoi nga vdekja!

Ardian Faja është 65 vjeç, me profesion kameraman. Ai është duke jetuar jetën e tij të dytë pasi i mbijetoi covid-it, ndërsa oksigjeni i kishte rënë në 60 dhe gjatë qëndrimit në spital ishte shumë pranë fundit. -Ti ke qëndruar më shumë se një muaj në spital, si ishin ato ditë për ty? Kush ka qenë momenti yt më i vështirë? “Me katër burime oksigjeni kam ndenjur gati 10 ditë. Momenti më i vështirë në atë spital ishte kur unë isha në prag të vdekjes. 7 minuta unë kam qenë i mbaruar. Kam prekur vdekjen me dorë, fluturoja në një lëndinë me xhiro të ngadalta, me lule e me të gjitha dhe ndjeja një muzikë që më vinte nga jashtë, më vonë mora vesh që po jepej një koncert. I habitur thosha ça po ndodh derisa çdo gjë mu sfumua dhe kur e kam marr veten kam ndjerë një ngrohtësi”, u shpreh.

“Kisha 5 mjekë sipër kokës. Vetëm kur kam marr veten dhe kam ndjerë një nga ato infermierët që tha: “Ia hodhi”. Unë i kam besuar ato njerëz që në momentin që kam shkuar”, shton më tej.

Kameramanin veteran nuk e shpëtuan vetëm mjekët dhe ilaçet por edhe optimizmi dhe muzika. Ai tregon se si përballonte ditët e vështira në luftën me vdekjen. “Covidin e lufton jashtëzakonisht shumë, përveç ilaçeve edhe optimizmit”. Për intervistën e plotë ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Rudina Mucaj. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME