Categories Kuriozitete

Si ia shpëtoi Bibla jetën këtij polici

Një oficer policie Bolivian thotë se jeta e tij u shpëtua nga një Bibël e vogël në xhep, pasi u qëllua në gjoks gjatë përleshjeve të dhunshme me protestuesit.

Polici tha se incidenti ndodhi kur një plumb 9 mm e qëlloi atë qytetin e Yapacani, Bolivi, dje, njofton Daily Mail. Oscar Gutierrez, kreu i Forcave Speciale të Luftës Kundër Krimit të Santa Cruz, pohoi se plumbi që qëlloi oficerin vinte nga një armë e vjedhur nga policia.

Dhuna shpërtheu midis mbështetësve besnik të ish presidentit Evo Morales dhe policisë në kryeqytetin e Bolivisë La Paz dhe në qytete të tjera të vendit mbrëmë.

Përleshjet ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti i përkohshëm Jeanine Anez dhe kabineti i saj i ri u betuan në detyrë të mërkurën. Gutierrez tha se oficeri ishte qëlluar në pjesën e majtë të gjoksit dhe ‘kishte një Bibël që ndalonte plumbin’.

“Ai është një oficer i ri, jeta e të cilit u shpëtua për mrekulli. Ai u qëllua nga një plumb të kalibrit 9 mm, dhe unë e di se armët e përdorura u vodhën nga policia Boliviane”, deklaroi kreu për mediet lokale nga forcat e rendit.

Bolivia është në mes të një krize shoqërore dhe politike pasi Morales u tërhoq nga presidenca dhe iku në Meksikë.

Trazirat filluan kur kryekomandanti i forcave të armatosura të Bolivisë, Williams Kaliman, bëri thirrje që presidenti të largohej nga posti i tij pasi Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) raportoi parregullsi të pretenduara në zgjedhjet e fundit në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME