Categories Lajme

Si jetojnë të varfërit dhe për çfarë i shpezojnë paratë të pasurit shqiptarë

Fjala e urtë popullore thotë se duhet t’i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin.

Sa më të ulëta janë të ardhurat e një familje, aq më pak mundësi kanë të shpenzojnë për gjëra që konsiderohen luks, pasi më e domosdoshmja është sigurimi i nevojave bazë të të ushqyerit dhe strehuarit.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, familjet që shpenzojnë pak (Klasa I), harxhimet e tyre kryesore i kanë për ushqim dhe strehim, me gati 74% e totalit. Pjesa tjetër e shpenzimeve të tyre shkon për nevojat e tjera si mirëmbajtje e shtëpisë dhe mobilim, rreth 5% e shpenzimeve, komunikim, shëndet, pije alkoolike dhe duhan. Ndërsa për sa i përket shpenzimeve për restorante, argëtim, kulturë dhe arsim, kanë një peshë të papërfillshme në strukturën e shpenzimeve.

Por ndryshe ndodh me familjet që shpenzojnë shumë. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve, familjet që i përkasin Klasës V (familjet që shpenzojnë shumë), i kanë shpenzimet për ushqim sa 35% e totalit, ndërsa krahasuar me Klasën I (ata që shpenzojnë pak) kanë shpenzime më të larta për transport rreth 10.7% e totalit të shpenzimeve, për arsim 8.7%, banesë 8.4%, restorante dhe hotele 7.5%.

Shpenzimet për transport për familjet që shpenzojnë shumë zënë 10.7% të totali, ndërsa për familjet me shpenzime të ulëta vetëm 1.8%.

Ndryshe nga familjet me shpenzime të ulëta që preferojnë ushqimin e shtëpisë, familjet me shpenzime të larta shpenzojnë rreth 7.5%  të shpenzimeve për të ngrënë jashtë, përkundrejt 1.4% që shpenzojnë familjet e klasës I.

Për familjet me shpenzime të larta, shpenzimet për arsim kanë një peshë 8.7% të totalit, ndërsa në familjet me shpenzime të ulëta rreth 0.1%.

Klasa V e familjeve shpenzon më shumë edhe për veshje, ku sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, shpenzimet për veshje zunë 4.7% të totalit, për kundrejt 2.5% që zinin tek familjet e Klasës I.

Shpenzimet për Komunikim zënë një peshë më të lartë te familjet që shpenzojnë pak, sa 4.7% e totalit të shpenzimeve të tyre, ndërsa për familjet e Klasës V, shpenzimet për komunikim janë sa 2.8% e totalit.

Si i përcakton INSTAT klasat e familjeve

Në Anketën e Buxhetit të Familjeve merret një kampion përfaqësues me 9,312 familje. Për të përcaktuar klasat, INSTAT renditet familjet sipas shpenzimeve, nga ato me shpenzime më të ulëta, te më të lartat. Klasa e I përfshin 20% e familjeve me shpenzimet më të ulëta, ndërsa klasa e V përfshin familjet me shpenzimet më të larta.

Shpenzimet për konsum të familjeve përfshijnë çdo lloj blerjeje produktesh dhe shërbimesh për të plotësuar nevojat individuale të familjeve dhe individëve me përjashtim të blerjeve për pajisje afatgjatë, investimeve kapitale, parave për të tretët dhe qirasë së imputuar./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME