Categories Lajme

Ndiq këtë dietë dhe do humbasësh 1 kg çdo javë

Është e rëndësishme që dietat që bëni të jenë të ekuilibruara, në mënyrë që mos t’ju shkaktojnë probleme shëndetësore në të ardhmen. Dietat e pabalancuara lënë shenja në organizëm dhe në momentin e parë që organizmi do të jetë i dobët ose me kalimin e viteve, ju do të vuani pasojat.

Dieta për humbje peshe;

Zgjat 1 muaj
humb 4 kg
kalori 1500
Për të humbur kilogramë nuk është e nevojshme të hash pak, të numërosh kaloritë e çdo pjate ose të peshosh ushqimet që do të konsumosh, madje të pretendosh të hash sa një fëmijë i vogël.

Ta shikojmë problemin në një tjetër perspektivë… Ndryshoni sjelljet… Si fillim ushtrohuni që të rrisni metabolizmin… Nuk ke kohë për palestër?! As 2-3 herë në javë?! Provoni të ecni 1 orë në ditë, të ngjisni shkallët ose të lëvizni me biçikletë në fundjavë. Po kështu nga ushqimet eliminoni yndyrat, si: gjalpi, vaji ose margarina, djathërat e yndyrshëm, frutat e thata, ëmbëlsirat, që janë dhe armiqtë më të mëdhenj të fizikut tuaj.

Konsumoni sa më shumë peshk, perime, jeshillëqe e bishtajore, që janë të pasura me potas dhe fibra për të stimuluar zorrët. Preferoni mënyra gatimi që nuk kërkojnë yndyra, si: të gatuara në avull, në furrë dhe në grilë.

E hënë

Mëngjesi: kafe ose çaj jeshil, 2 feta bukë integrale, 50 g djathë i freskët.
Paradite: 2 mandarina.
Dreka: sallatë jeshile me domate, asparag, lakër dhe 5 kokrra ullinj të zinj, 150 g mish viçi.
Pasdite: 5 luleshtrydhe.
Darka: supë orizi me perime, 150 g qefull i zier, 1 kos.

E martë

Mëngjesi: lëng portokalli, 2 biskota integrale me pak gjalpë dhe mjaltë.
Paradite: 6 bajame.
Dreka: sallatë me lakra të gjalla me një mollë të grirë, 150 g pule në grilë me majdanoz e hudhër.
Pasdite: 1 kokërr hurmë.
Darka: patëllxhanë e speca në furrë, 100 g proshutë e tymosur, 1 mollë jeshile.

E mërkurë

Mëngjesi: kafe, 2 biskota me gjalpë e marmelatë.
Pasdite: 1 filxhan çaji me selino e majdanoz.
Dreka: sallatë me djathë të grirë e karota, rizoto me perime.
Pasdite: çaj jeshil me një biskotë integrale.
Darka: asparag të zier, peshk në grilë, 1 kumbull.

E enjte

Mëngjesi: lëng portokalli, 1 briosh integral.
Paradite: 1 portokall.
Dreka: sallatë me thjerrëza, kaperi e domate, fileto peshku në skarë, 1 kos.
Pasdite: kos frutash.
Darka: peshk bakala në furrë me perime, 1 frutë.

E premte

Mëngjesi: kafe ose çaj, 2 feta bukë integrale të thekura me pak gjalpë.
Paradite: lëng portokalli me karotë.
Dreka: sallatë me domate, me djathë mocarela dhe qepë, 150 g mish lepuri në skarë, 1 frutë.
Pasdite: 1/2 avokado.
Darka: sallatë me qepë, karota e djathë, 150 g troftë në skarë, 1 frutë.

E shtunë

Mëngjesi: kafe ose çaj, 2 biskota integrale me gjalpë e mjaltë.
Paradite: 5 thelpinj arra.
Dreka: karçiof në furrë, shishqebap me perime e mish viçi.
Pasdite: lëng panxhari e karote.
Darka: pure kungujsh, 2 vezë të ziera, 1 kuti me salmon ose ton, 1 kos.

E diel

Mëngjesi: kafe ose çaj, 2 feta bukë integrale me marmelatë.
Paradite: lëng qitroje.
Dreka: supë me perime mikse, fileto me kërpudha.
Pasdite: kos frutash.
Darka: asparagë të bardhë me majonezë light, 1 kos pa yndyrë me fruta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

5 ditë pa asnjë komunikim, zhduket në mënyrë të mistershme në daljen doganore të portit të trageteve në Bari, babai i dy fëmijëve

37-vjeçari shqiptar Florind Luka, rezulton i humbur që pasditen e 22 prillit, dita kur familjarët kanë komunikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hasmëria/ Djali i Genc Mhillajt priti 10 vite për të marrë hakun e babait

Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduken pa gjurmë 3 fëmijë të mitur në Durrës, familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë!

Tre fëmijë të mitur janë larguar nga banesat e tyre dhe rezultojnë të humbur pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Debati në grupin e PS, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Ky nuk është imazhi i një Vlore moderne, por i një qyteti që lëngon nën menaxhimin e dobët të burimeve bazë

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Njoftimi i radhës nga Ujësjellës Kanalizime…

LEXO ME SHUME