Categories Lajme

“Si mund të fitojmë besimin e shqiptarëve?”/ Shehaj: Duhet të luftojmë, por jo për fasadë!

Deputeti i PD-së Agron Shehaj tha sot në Kuvend se e rëndësishme është të fitohet besimi i shqiptarëve në një kohë kur ata janë neveritur nga arroganca dhe korrupsioni i kësaj qeverie dhe se kanë dyshime te opozita.

Ai tha se opozita duhet të luftojë seriozisht kundër kapjes së shtetit nga Rama dhe të mos heshtë përballë skandaleve.

Agron Shehaj:

Ne sot kemi probleme, humbëm zgjedhjet si disfatë e përsëritur elektorale. Pyetja që përmbledh gjithë shqetësimet tona: Si mund të fitojmë ne besimin e shqiptarëve, të cilët janë neveritur nga arroganca dhe korrupsioni i kësaj qeverie. Ne duhet të jemi të vertetë, nuk është predikim apo slogan por prova më e madhe, të bëjmë një opozitë të vërtetë, duke mbrojtur interesin e qytetarëve. Kështu dallojmë nga ato që sot kanë pushtetin.

Ne s’mund të jemi opozitë e besueshme nëse heshtim përballë skandaleve. Shqipëria ndodhet në këtë krizë të thellë sepse është e korruptuar sepse qeveria ka priorittet mbarëvajtjen e punëve të saj.

Shumica e shqiptarëve janë jo të rëndësishëm për ta, dhe qytetarët kanë frikë se jemi të gjithë njësoj. Kështu do luftojmë por jo për fasadë! Njerëzit do të zgjedhin PD kur të mos kenë më asnjë dyshim, kur ne të luftojmë seriozisht kapjen e shtetit. S’mund të ketë më oligarkë tanët dhe të tyre, kështu hiqet plaga e dyshimit dhe mosbesimit që është krijuar te shqiptarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME