Categories Lajme

Si për të diele/ Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të dominohet nga moti qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës në ultësirën perëndimore. Por pasditja sjell kalime të pakta të vranësirave duke gjeneruar shira të pakët dhe të izoluara në skajin Verior.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Pjesërisht Europa Juglindore dhe ajo Qendrore paraqiten në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje. Po ashtu me vranësira të dendura dhe reshje shiu do të vijoj të jetë Britania e Madhe. Ndërsa Vendet Nordike dhe Europa Lindore do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Pjesa e parë e ditës parashikohet që në Kosovë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. POR në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen kryesisht gjatë pasdites duke sjell dhe shira të paktë në të gjithë territorin.

Deri në orët e mesditës territori i MV do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa pasditja dhe orët vijuese sjellin shtim të vranësirave të cilat më të dukshëm do të jenë në zonat Veriore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME