Categories Teknologji

Si po përdoret Inteligjenca Artificiale për diagnostikimin e sëmundjeve të rënda, flasin studiuesit

Studiuesit në universitetet e shtetit amerikan të Merilendit po përdorin inteligjencën artificiale për të diagnostikuar dhe trajtuar më mirë sëmundjet e rënda. Ekspertët mjekësorë në Universitetin “Johns Hopkins” po përpiqen të përmirësojnë diagnostikimin për sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Studiuesit e inxhinierisë biomjekësore në Universitetin “Johns Hopkins” po punojnë për të transformuar kujdesin shëndetësor për pacientët me sëmundje të zemrës. Ata tani mund të krijojnë një kopje digjitale të zemrës së një pacienti dhe me ndihmën e Inteligjencës Artificiale mund të bëjnë parashikime më të sakta mbi rreziqet me të cilat përballen pacientët.

“Ne bëjmë imazhe me rezonancë magnetike të zemrës dhe më pas mund të kombinojmë të gjitha të dhënat klinike që njihen për pacientin. Kjo kombinohet me analizën e mbijetesës dhe ne mund të parashikojmë për një periudhë mbi 10 vjeçare nivelin e rrezikut të një pacienti nga një vdekje e papritur kardiake.” Ndryshe nga imazhet e segmentuara që përdoren më shpesh sot, profesorja Natalia Trayanova thotë se imazhet e plota të zemrës,ofrojnë parashikime më të sakta për pacientët që mund të kenë nevojë për defibrilatorë.“Ne kemi algoritme që ofrojnë analiza më të hollësishme dhe një pasqyrë më të mire të gjendjes shëndetësore të pacientit”, thotë profesorja Trayanova.

Në Qendrën Gjithëpërfshirëse të Kancerit “Sidney Kimmel” të Universitetit Johns Hopkins, Dr. Victor Velculescu po udhëheq studimet për zhvillimin e metodave të reja për zbulimin e kancerit të mushkërive në fazën e hershme dhe kancereve të tjera. Ai dhe ekipi i tij vunë re se qelizat e kancerit rriten dhe riprodhohen në mënyrë më kaotike sesa qelizat normale. Pra, kur ato qeliza vdesin, ato lënë pas shenja të fragmentve të ADN-së që qarkullojnë në gjak, të cilat mbartin të dhëna nëse një person mund të ketë kancer.

Ekipi i tij krijoi një program të quajtur DELFI, për të analizuar fragmentet e këtyre qelizave. “Ne analizojmë gjakun, identifikojmë molekulat e ADN-së, të quajtura AND-ja pa qeliza dhe studiojmë modelet e kësaj ADN-je pa qeliza si një mënyrë për të identifikuar ata individë që kanë kancer kundrejt atyre pa kancer.”Dr. Velculescu thotë se përmirësimi i procesit të analizave të gjakut mund të çojë në kontrolle më të sakta të kancerit në mbarë botën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME