Categories Lajme

Si shuhet murtaja e bagëtive? Ekspertët grekë në Shqipëri për të dhënë njohuritë e tyre në luftimin e sëmundjes

Murtaja e ruminatëve mund të marrë fund për dy muaj, dhe kjo bëhet vetëm në fermerët respektojnë masat parandalues. Nëse fermerët duan të shpëtojnë bagëtinë nga infeksioni i murtajës ata duhet të ndalojnë tregtinë dhe shtegtimin e deleve dhe dhive. Kjo është këshilla e ekspertit të sëmundjeve epidemiologjike veterinare në Greqi, George Valiakos.

Ai thotë se në shtetin e tij pati shumë përhapje të infeksion dhe pak asgjësime, kjo pasi veterinerët dhe fermerët bashkëpunuan së bashku për të fituar betejën me sëmundjen që shkatërron bagëtinë e imët.

“Duhet të vraponi për gjurmimin dhe tamponimin e të gjitha fermave. E theksoj që koha është aleati më I mirë në këtë situatë, temperaturat e lartë ju japin avantazh që të eliminohet virusi. Por më duhet ta them që pavarësisht kësaj situata është shumë serioze dhe nuk duhet të neglizhoni për asnjë arsye”, tha George Valiakos, supervizor për murtajën e ruminatëve.

Murtaja mund të zhduket edhe nëpërmjet vaksinimit, por kjo nuk është zgjidhja më e mirë për Shqipërinë që aspiron të bëhet pjesë e BE dhe që kërkon të eksportojë produktet me origjinë shtazore.

Për këtë arsye, George Valiakos thotë se murtaja duhet të zhduket me gjurmim dhe eliminim të kafshëve të infektuara.

“Një mundësi tjetër se si mund t’i japësh fund murtajës është vaksinimi, por unë jam kundra kësaj metode pasi cilësia e vaksinave të lë për të dëshiruar dhe nëse e aplikoni atë ju do të mbeteni jashtë tregut të produkteve me orgjinë shtazore  për shumë vite. Fermerët duhet të lajmërojnë në kohë veterinerët që të bëhet izolimi i sëmundjes, vetëm kështu mund t’i jepni fund virusit para vjeshtës”, u shpreh Valiakos.

Një tjetër këshillë që je eksperti i infeksionit të murtajës është hartimi i menjëhershëm i politikave mbështetëse për fermerët që preken nga kjo sëmundje.

“Pasi zona u pastruar nga virusi ne i subvencionuam fermerët më para 200 euro për krerë, por gjithashtu i siguruam edhe ushqimin blegtoral. Këta fermer duhet të mbështeten nga qeveria, ky është momenti që ata nuk duhet të lihen vetëm”, përfundoi, Valiakos. Murtaja në Shqipëri mbërriti si pasojë e tregut ilegal, pasi në tregjet e kafshëve në Shqipërisë futen kafshë të sëmura nga Rumania të cilat nuk kanë një numër matrikulli apo certifikatë shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME