Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Opinion”, është shprehur e revoltuar se disa nga çështjet më të bujshme kr.iminale në vend kanë dështuar për shkak të hetimeve të dobëta.
Duke e lidhur këtë me kërkesat për deklarimet e pasurisë që OFL i dërgon personave të dyshuar si anëtarë të botës së krimit, Lala tha OFL i kërkon ish-kreut të bandës së Durrësit të deklarojë autobotin (e naftës), ndërkohë që të gjithë anëtarët e bandës sot janë të lirë.
