Categories Lajme

Si ta dallojmë nëse mjalti është origjinal apo jo? Bletërritësi zbulon manipulimet që bëhen në Shqipëri dhe ngre alarmin

Të gjithë kemi dyshimet tona kur blejmë mjaltë, nëse ai është bio apo jo. Mjalti duket se është produkti më i falsifikuar së fundmi. Sasia e prodhimit kombëtar thuajse nuk ekziston në treg, pasi ai shitet që muajin e parë pas vjeljes.

Ndërkaq, kohët e fundit prodhimi i mjaltit po njeh vetëm rënie. Futja e mjaltit industrial është nga problemet më të mëdha, sepse ul vlerën e mjaltit të vërtetë të prodhuar nga bletët. I ftuar në “Wake Up”, bletërritësi Mentor Dakoli shpjegoi si po abuzohet me këtë produkt në Shqipëri. “Nuk është e lehtë që të dallohet mjalti industrial vetëm me sy. Vetëm një bletërritës profesionist mund të dallojë diçka.

Problemi është jo vetëm ta njohim si mjaltë, por ta dimë se çfarë ka ky mjaltë. Këshilla ime për të gjithë është njohja e një bletërritësi dhe lidhja me të. Aktualisht pak vetë e marrin mjaltin, sepse në treg nuk ka mjaltë. Mjalti i prodhuar nga bletarë kurrë nuk arrin të kapë vitin që vjen. I gjithë mjalti i mirë është porositur paraprakisht dhe nuk besoj se arrin në treg. Qytetari i thjeshtë nuk ka mundësi të marrë mjaltë të mirë nëse nuk shkon te bletari.

Konsumatori nuk e kupton se çfarë do të thotë amitraz. Me dy fjalë, është dëmtuesi kryesor te femrat, që godet më tepër. Kanceri i gjirit, po të shihni statistikat është në nivele alarmante.

Shumë e rrezikshme. Bota e përdor amitrazin, por jo si përdoret në Shqipëri. Këtu te ne përdoret në formën më brutale, më të egër. Është një numër i kufizuar i bletërritësve që kanë kaluar te acidet, të cilët nuk lenë mbetje dhe rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm

Amitrazi është me avullim dhe ka raste pafund që më thërrasin, pasi është kaq problem sa nxjerr edhe koloninë nga kosherja. Kontaminohet dylli, kontaminohet mjalti. Pjesa që thotë nuk lënë mbetje, duhet t’u japë një përgjigje atyre që e kanë studiuar dhe për më keq nuk kemi laborator për ta analizuar këtu”, theksoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME