Categories Lajme

Si ta përdorni mjaltin në gatime, pa ia dëmtuar vlerat ushqyese

Është shumë e thjeshtë të zëvendësoni sheqerin me mjaltë në recetat tuaja. Mjalti është dy herë më i ëmbël se sheqeri, kështu që ju duhet të reduktoni sasinë e kërkuar në recetë nga 1/3 në gjysmën e sasisë së kërkuar për sheqerin.

Gjithashtu meqenëse mjalti është i përbërë nga 18 për qind ujë, duhet të reduktoni lëngjet e kërkuara për përgatitjen e gatimeve sidomos atyre që piqen në furrë me rreth 1/5. Gjithashtu kur piqni ëmbëlsira, duhet ta ulni temperaturën e furrës me 15 gradë celcius.

Nëse e masni mjaltin me peshë, 1 gotë uji mban rreth 340 gramë.

Që të ndihmoni mjaltin të rrjedhë lirshëm dhe të mos ngjisë në enët e matjes, thjesht lyejini ato më parë me pak vaj vegjetal. Vetëm në rastet kur në recetë përfshihet kremi ose qumështi i thartuar (i shtohet lëng limoni, uthull apo fermentohet, jo i thartuar natyralisht) nëse përdorni mjaltë, duhet të hidhni disa maja gishtërinjsh sodë për pjekje, që të ndërveprojë me aciditetin e lehtë të mjaltit çka mund të shkaktojë një mbingjyrosjen në kafe gjatë pjekjes.

Për shkak se ka aftësinë të thithë dhe të ruajë lagështirën, mjalti përdoret në industri që t’i mbajë ushqimet të lëngshme dhe të freskëta. Përdoreni në rast se dëshironi t’i mbani gatimet tuaja të freskëta. Mjalti gjithashtu është një zgjedhje e shkëlqyer për sallatat e ndryshme.

Me ndihmën e këtyre 10 trukeve zbuloni se cili është mjalti i vërtetë…

Mjalti është i pasur me vitamina dhe minerale, dhe ka veti antiinflamatore.

  1. Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet.

Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës.

Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëltues artificialë në të.

  1. Mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës.

Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.

  1. Bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t’u mbrojtur nga buburrecat.

Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror.

  1. Me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë.

Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.

  1. Një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë.

Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.

  1. Nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.
  2. Pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t’ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë..
  3. Vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës.

Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet.

  1. Majën e fijes së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndizni.

Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen.

Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.

  1. Vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë.

Ngroheni në temperaturë të lartë.

Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës.

Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME