Një studim i fundit publikuar në revistën “Personality and Individual Differences” thotë se miqësia me ish-partnerin është një shenjë e tendencave psikopatike.
Sipas këtij studimi thuhet se personat që kërkojnë të ruajnë lidhje miqësie me partnerët e tyre kanë karakteristika të errëta në personalitet si narcizmin dhe sadizmin.
Në studimin në fjalë kanë marrë pjesë 861 persona, të cilët kanë treguar historitë e tyre të dashurisë.
Tek personat që mbajnë lidhje me ish-partnerët janë gjetur shenjat më të errëta të psikopatisë.
Po ashtu në bazë të këtij studimi është arritur në përfundimin se psikopatët qëndrojnë miq me ish- partnerët sepse kështu kanë më shumë shanse për të kryer marrëdhënie seksuale, për t’u marrë para dhe për t’i ndihmuar kur janë në vështirësi. Pra, psikopatët kryesisht e vlerësojnë miqësinë me ish- partnerin si “lidhje strategjike”.
Çfarë i dallon psikopatët nga normalët është mungesa e mëshirës dhe se çdo gjë e bëjnë i kënaq ata dhe u duket argëtuese.
